Nuk ndalet Kim Jong-un, kryen test të ri të raketave balistike

22:20 | 22 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Mediat amerikane raportojnë se Koreja e Veriut ka kryer një test të ri të raketave balistike.

Sipas Fox News, duke cituar zyrtarët e SHBA-vë, së fundmi është testuar një motor që mund të përdoret potencialisht në raketat balistike ndërkombëtarë, transmeton portali arbresh.info

Ende nuk dihet se cili ishte rezulatit i testit të kryer, por kohëve të fundit, Koreja Veriore ka shfaq ambiciet e saj për të ndërtuar dhe për të mbajtur një arsenal të besueshëm të armëve bërthamore.

Testi i motorit është i pari që nga muaji mars, pasi Koreja Veriore ekzekutoi tre teste të tilla me raketa.

Procedura është kryer në Yun Song./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme