Google ADS

“Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të shpallim republikë të re”

19:43 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëspresidenti i Katalonisë ka thënë se qeveria spanjolle nuk u ka lënë “zgjidhje” tjetër përveç deklarimit të pavarësisë.

Oriol Junqueras ka thënë se partia e tij, një nga ato që udhëheqin koalicionin separtatist që ka formuar qeverinë katallanë, do të “punojë drejt ndërtimit të republikës”, sepse ata kanë një mandat demokratik pas referendumit, transmeton portali arbresh.info

Madridi e shpalli referendumin të paligjshëm dhe dërgoi në forcën e saj të centralizuar të policisë, Gardën Civile, për të ndaluar votimin e njerëzve. Zyrtarët u panë duke qëlluar plumba gome në turma dhe duke rrahur votuesit ndërsa ata tentonin të hyjnë në qendrat e votimit gjatë votimit më 1 tetor.

Gati 900 njerëz u plagosën në dhunë dhe rezultati përfundimtar tregoi 92 për qind që mbështesnin pavarësinë, duke u bazuar në një pjesëmarrje prej 43 për qind.

Junqueras po fliste për partinë e majtë republikane dhe jo për qeverinë rajonale në tërësi, e cila kryesohet nga presidenti Carles Puigdemont.

Puigdemont njoftoi se do të vononte deklaratën e tij të pavarësisë – e cila fillimisht do të ndodhte rreth një javë pas votimit – për të kërkuar negociata me qeverinë e Madridit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme