“Marrëveshja e përmirësuar” e Brexit-it e kryeministres britanike, Theresa May, nuk ka arritur të kalojë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, pasi u refuzua nga shumica e deputetëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Disfata erdhi përafërsisht dy muaj pasi marrëveshja e njëjtë u refuzua nga një shumicë prej 230 deputetëve, duke e bërë kryeministren May si udhëheqëse me një nga disfatat më të mëdha për një qeveri në historinë britanike.
Në votimin e sotëm, 391 deputetë votuan kundër marrëveshjes së tërheqjes nga Bashkimit Evropian (BE), të deklaratës politike dhe tre dokumenteve të shtuara, për të cilat kryeministrja May argumentoi se ishin “ligjërisht të detyrueshme”. Ndërkohë, 242 deputetë votuan në favor të marrëveshjes.
Kryeministres May nga parlamenti britanik iu dha një mandat për të negociuar më tej me zyrtarët e BE-së për “marrëveshjet alternative” që do të zëvendësonin opsionin “pa kufij” (backstop), një kusht që do ta mbante Mbretërinë e Bashkuar të harmonizuar me BE-në deri sa të gjendet një zgjidhje përfundimtare për të shmangur kufijtë me pika kontrolli (hard border) në ishullin e Irlandës.
Në një përpjekje të fundit, kryeministrja britanike dje udhëtoi në Strasburg, ku në një konferencë për media me presidentin e Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se “ndryshimet ligjërisht të detyrueshme” ishin siguruar.
May dhe Juncker u kërkuan deputetëve britanikë që të miratojnë marrëveshjen.
Megjithatë, ministri britanik i Drejtësisë, Geoffrey Cox, sot publikoi këshillën e tij ligjore, duke theksuar se rreziku i opsionit “pa kufij” mbetet i pandryshuar.
Grupi i Hulumtime Evropiane (ERG), një grup që mbështet Brexit-in i deputetëve brenda Partisë Konservatore të kryeministres May, si dhe partnerët “de facto” të qeverisë dhe Partia e Unionit Demokratik e Irlandës (DUP) më herët njoftuan se ata nuk do ta mbështesin marrëveshjen.
Pjesa më e madhe e Partisë Laburiste, Liberal Demokratët dhe Partia Kombëtare Skoceze (SNP), po ashtu votuan kundër marrëveshjes.
Disfata e sotme hap rrugën për dy vota vendimtare këtë javë, pasi ligjvënësit britanikë do të votojnë nëse Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja pa marrëveshje dhe pastaj të votojnë nëse do të anulojnë nenin 50.
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...