Punëtorët me kualifikim të ulët apo pa diplomë nuk do të marrin viza pune nën planet e reja post-Brexit të qeverisë.
Ata u kërkojnë punëdhënësve të largohen nga mbështetja e punës së lirë nga Evropa dhe të investojnë në mbajtjen e stafit dhe zhvillimin e teknologjisë së automatizmit, transmeton portali arbresh.info.
Zyra për Punë të Brendshme tha se shtetasit e BE-së dhe jo BE që shkojnë në Britani do të trajtohen njësoj pasi të marrë fund lëvizja e lirë Mbretëri e Bashkuar-BE me 31 dhjetor të këtij viti.
Laburistët thonë se mjedisi armiqësor do ta bëjë të vështirë të tërheqin punëtorë.
Por Sekretarja e Brendshme, Priti Patel tha se sistemi i ri nënkupton që më të ndritshmit dhe më të mirët do të jenë në gjendje të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Qeveria, e cila tha se synonte të zvogëlonte migrimin e përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar, dëshiron një sistem imigracioni “të bazuar në pikat” – siç premtoi në manifestin e tij zgjedhor.
Sipas skemës, punëtorët jashtë shtetit që donin të vinin në Mbretërinë e Bashkuar do të duhej të flisnin anglisht dhe të kishin ofertën e një pune të aftë me një “sponsor të aprovuar”.
Atyre do t’u jepen 50 pikë nëse i plotësojnë këto kritere.
Në total, emigrantët do të duhet të arrijnë 70 pikë për të qenë në gjendje të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, me pikë që jepen edhe për kualifikime, pagën në ofertë dhe duke punuar në një sektor me mungesa./arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...