Aeroplani Airbus A320 i aviokompanisë pakistaneze që transportonte më shumë se 100 pasagjerë, sot është rrëzuar në një zonë të banuar në Karachi, ku si pasojë kanë humbur jetën të gjithë që ishin brenda fluturakes.
Sipas dëshmitarëve okularë, piloti kishte tentuar të bëjë tri ulje në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, por pa ndonjë sukses, e kur tentoi për herë të katërt- fluturakja u rrëzua në zonën e banuar.
Raportohet se piloti i kishte thënë kullës së trafikut ajror se kishte humbur njërin motor, dhe se pak sekonda para se të përplasej kishte kërkuar për herë të fundit ndihmë.
Në anën tjetër kryetari i Karachit, ka konfirmuar se 99 pasagjerët dhe 8 anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën në këtë aksident ajror.
Re të zeza tymi u ngritën në qiell kur aeroplani u rrëzua në një zonë të banuar, që njihet si një zonë e të varfërve dhe gjendet rreth dy milje larg aeroporti ndërkombëtar.
Copëza të aeroplani janë gjetur kudo nëpër lagje, kurse ushtria pakistaneze është shpërndarë në një rreze prej 3 miljeve duke kërkuar për persona që mund të jenë lënduar si rezultat i përplasjes së aeroplanit.
Më poshtë janë publikuar pamje amatore që shfaqin fluturaken e djegur si dhe copëzat e saj, derisa tym e flakë shihet duke dalë nga të gjitha anët.
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...