Francezët nuk do të kenë mundësi që t’i kthehen jetës normale sikurse para pandemisë deri në vjeshtën e vitit 2021, tha presidenti i Këshillit Shkencor të Francës, i cili po këshillon qeverinë për pandeminë Covid-19.
Në një intervistë për TV BMF të Francës, ai tha se ‘vaksinat janë burimi kryesor i shpresës për kthimin në normalitet’, transmeton portal arbresh.info
“Prodhimi i vaksinave do të jetë më i ngadaltë sesa ishte parashikuar 15 ditë ose tre javë më parë,” vazhdoi Delfraissy. “Ne nuk do të përballemi me një mungesë të vaksinës, por do të kemi diçka që është më e përhapur me kalimin e kohës.”
Ai ka theksuar se gjashtë muajt e ardhshëm do të vazhdojnë të jenë të vështirë, ndërsa fushata e vaksinimit pritet të rritet në muajt e parë të vitit 2021. I pyetur nëse kjo nuk do të thotë kthim në jetën normale deri në vjeshtë, Delfraissy tha se po, kjo ishte e mundshme.
Më shumë se 59,000 njerëz kanë vdekur në Francë që nga fillimi i pandemisë.
Komentet e Delfraissy erdhën pasi Presidenti francez, Emmanuel Macron, doli pozitiv me Covid-19./arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respek...
ZYRTARE: Ergys Kaçe largohet nga Gjilani
Katër karateistëve kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, h...
“Mua më shikon gjithmonë duke kërcyer”, Sara ngacmon Driloni...
Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit...
Rama publikon pamje nga Mali i Thatë: Destinacion i përkryer...