Kongresistët amerikanë të specializuar për raportim deklaruan të mërkurën se nuk disponojnë me kurrfarë faktesh, të cilat do të dëshmonin akuzat e presidentit Donald Trump se ishte i përgjuar me urdhër të pararendësit të tij Barack Obama.
“Nuk kemi kurrfarë faktesh se ka ndodhur kjo”, tha Devin Nunes, kryetari republikan i Komitetit të Inteligjencës, i cili po heton në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Nunes pas bisedave lidhur me këtë temë tha se nuk mendon se ka pasur përgjim të vërtetë në Trump Tower në Nju Jork, ku Trump kishte qëndruar para zgjedhjeve, transmeton KosovaPress.
Donald Trump në disa porosi të publikuara në Twitter më 4 mars akuzoi Barack Obama se ka përgjuar linjat e tij telefonike para zgjedhjeve të 8 nëntorit.
Zëdhënësi i Obama, Kevin Lewis, ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se as presidenti Obama dhe asnjë zyrtar tjetër i Shtëpisë së Bardhë nuk kanë urdhëruar përgjimin të asnjë shtetasi amerikan.
Akuzat e Trump i ka hedhur poshtë edhe drejtori i FBI-së, James Comey.
Sipas ligjit amerikan, gjykata federale duhet të ketë dyshime bazike se është qendër e përgjimeve “agjenti i fuqisë së huaj”, në mënyrë që të lejojë kërkesën për mbikëqyrje elektronike të Trump Tower./Arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...