Google ADS

“Nuk jam e sigurtë nëse Trump e di se banorët në Puerto Rico janë amerikanë”

21:51 | 27 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Përderisa kritikët po merren Presidentin Trump se nuk po bën mjaft për të ndihmuar Puerto Ricon që u shkatërrua pas goditjes nga uragani Maria, një sondazh tronditës ka zbuluar se 47% e amerikanëve nuk e dine se 3.5 milionë banorët e ishullit janë shtetas amerikanë.

Tetë nga 10 të të anketuarit që e dinin se ata ishin shtetas amerikanë thanë se duhet dërguar ndihma në territorin e goditur nga stuhia, transmeton portali arbresh.info

Sondazhi i kryer nga Morning Consult, ka gjetur se edhe ata 40% që nuk e dinin se banorët e ishullit janë amerikanë, kanë rënë dakord për t’ju ndihmuar njerëzve në nevojë.

Para se të publikoheshin rezultatet e sondazhit, Hillary Clinton akuzoi Presidentin Trump se nuk i ka kushtuar vëmendje gjendjes së krijuar në Puerto Rico.

“Në të njejtën kohë kur ai po merret me gjëra tjera, qytetarët amerikanë të Puerto Ricos, vazhdojnë të mbesin në gjendje të dëshpëruar”, tha ajo.

“Ai nuk ka thënë asnjë fjalë për ta, por unë jam e sigurtë se ai nuk e din që njerëzit që jetojnë në Puerto Rico janë amerikanë,” shtoi ajo.

Autoritetet në Puerto Rico kanë raportuar se 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit Maria, e cila goditi vendin përderisa ishte në fazën e katërt.

Pjesa më e madhe e vendit ende nuk kanë energji elekrike, ndërsa vazhdojnë të ballafaqohen edhe me probleme për ujë të pijshëm./arbresh.info/

Të ngjashme