Një pasagjer është goditur në kokë me një çekiç, pasi refuzoi t’i japë një burri një cigare në stacionin e Metrosë së Londrës.
Dëshmitarët e tmerruar përshkruan se viktima ishte në rrugën e tij për në punë kur u godit në kokë në Stacionin Stratford, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi është neutralizuar nga pasagjerët tjerë deri me arritjen e policisë.
Oficerët arrestuan një person pak pas orës 06:00 të mëngjesit, gjersa ambulanca dhe emergjenca gjithashtu ishte në vendin e ngjarjes, edhe pse gjendja e viktimës ende nuk dihet.
Një dëshmitar tha për Mirror: “Dola nga stacioni Stratford dhe (sulmuesi) po tërhiqte vëmendjen nga mënyra se sa me zë të lartë po fliste.
“Ai iu afrua një personi tjetër duke i kërkuar një cigare dhe djaloshi i tha jo dhe ky person nxori një çekiç dhe filloi ta godasë.
“Ai u kap menjëherë përtokë, dhe u mbërthye derisa erdhën shërbimet emergjente”, citohet të ketë thënë dëshmitari.
Sipas një dëshmitari tjetër ishin gjashtë makina policie, dy furgona të policisë dhe një automjet emergjente në stacion./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...