Nuk i lejohet hyrja në Kinë ekipit të OBSH-së që po heton origjinën e Covid-19

08:10 | 6 Janar 2021
Arbresh.info

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) që do të hetonte origjinën e Covid-19 në qytetin e Wuhanit nuk i është lejuar hyrja në Kinë.

Dy anëtarë që tashmë ishin nisur drejtë këtij vendi, njëri është kthyer prapa e tjetri është në tranzit për një vend të tretë, transmeton portali arbresh.info

OBSH tha se problemi ishte mungesa e vizave.

Hetimi i shumëpritur ishte dakorduar nga Pekini në dhjetor pas muajve të negociatave me OBSH-në.

Virusi është lajmëruar së pari në Wuhan në fund të vitit 2019, me shpërthimin e parë të lidhur me një treg./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme