Dieta është shumë e rëndësishmë për trupin e njeriut, prandaj edhe duhet bërë kujdes kur ushqehemi.
Një adoleshent në Britani të Madhe besohet se është shurdhuar dhe verbuar për shkak të dietës së tij ushqimore, transmeton portali arbresh.info
Sipas mediave angleze, 17-vjeçari ushqehej vetëm me patate të skuqura, bukë të bardhë dhe mish për përpunuar.
Dieta e tij e dobët, e cila rezultoi në një numër mangësish të vitaminave, çoi që djali të zhvillojë një gjendje të quajtur neuropati optike ushqyese (NON).
Besohet se adoleshenti nuk ka konsumuar asnjëherë fruta, perime dhe zarzevate.
Dieta e dobët manifestohet në dëmtimin e nervit optik, i cili çon në humbje të shikimit dhe nëse të padiagnostikuar, verbëri.
Adoleshenti , emri i të cilit nuk është bërë i ditur, nga Bristol, gjithashtu zhvilloi humbje të dëgjimit dhe dobësi të kockave.
Ekspertët në Britani të Madhe kanë ngritur shqetësimet se shumica e të rinjëve në vend ushqehen me dietë të dobët.
Një studim i kryer në 19 vende europiane nga Universiteti i San Paulo, ka gjetur se familjet në Mbretërinë e Bashkuar blejnë më shumë ushqime ultra të përpunuara se çdo vend tjetër në Europë./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza