Komediani ukrainas, Volodymyr Zelensky, pa përvojë politike ka fituar në zgjedhjet e balotazhit duke u bërë presidenti i ardhshëm i Ukrainës, raporton BBC.
Sipas rezultateve, Zelensky kishte fituar 73 për qind të votës dhe Poroshenko vetëm 25 për qind.
Volodymyr Zelensky, që e luan presidentin fiktiv në një serial të popullarizuar televiziv, ka qenë vazhdimisht në epërsi nëpër anketa karshi presidentit aktual, Petro Poroshenkos, përkrahja për të cilin ka pësuar shkaku i përpjekjeve të ngathëta për luftimin e korrupsionit si dhe uljen e standardeve jetësore.
41 vjeçari Zelensky kishte fituar edhe raundin e parë të zgjedhjeve më 31 mars, me më shumë se 30 përqind, duke lënë prapa Poroshenkon me 16 përqind të votave.
Presidenti i Ukrainës ka fuqi të rëndësishme mbi sigurinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme të vendit.
Pas votimit të dielën, Zelensky tha: “Sot do të jetë fitorja e ukrainasve, fitorja e Ukrainës dhe – shpresoj – fitorja e një zgjedhjeje të drejtë”./kk/
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...