Arabia Saudite është goditur sot në mbërmje nga një raketë balistike, për të cilën përgjegjësinë e mori grupi rebel nga Yemeni i njohur me emrin Houthi.
Sulmin me raketë balistike që goditi aeroportin ndërkombëtar të Riadit “Mbreti Khalid”, e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjës së Arabisë Saudite.
Por, kush është organizata Houthi – grupi rebel që mori përgjegjësinë për sulmin?
Houthi, që zyrtarisht vetquhen “Ansar Allah” (Mbështetësit e Zotit), është një lëvizje fetare-politike e drejtuar nga njerëz të sektit shi’itë që vijnë nga Veriu i Jemenit. Kjo lëvizje është themeluar në vitin 1990.
Lëvizja rebele Houthi njihet si lëvizje anti-qeveritare në Jemen.
Grupi tani udhëhiqet nga Abdul-Malik al-Houthi, vëllai i udhëheqësit të parë, i cili thuhet se u vra nga forcat ushtarake të Jemenit në Saleh, në vitin 2004. Në fund të vitit 2014, Houthët kishin marrë edhe kontroll mbi kryeqytetin e Jemenit dhe pjesën më të madhe të veriut të shtetit.
Në vitin 2003, slogani i grupit Houthi: “Zoti është i madh, vdekje SHBA-ve, vdekje për Izraelin, mallkim mbi hebrenjtë dhe triumf për Islamin”, u bë slogan zyrtar i grupit.
Rebelët “Houthi” kanë thënë sot se ata qëlluan me një raketë balistike kryeqytetin e Arabisë Saudite. Sipas grupit rebel, kjo raketë me rreze të gjatë udhëtoi mbi 500 km nga Jemeni në Arabinë Saudite.
Një zëdhënës i rebelëve i tha Al Jazeeras se ata e goditën Riadin një raketë Burkan 2-H të shtunën vonë.
Al Masirah, një rrjet televiziv i drejtuar nga rebelët Houthi, gjithashtu raportoi se grupi rebel “Houthi” mori përgjegjësinë për sulmin.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...