Google ADS

Nuk do kundërshtoj vendimin për bastisjen e shtëpisë në Florida, thotë Trump

09:23 | 12 Gusht 2022
K.B

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se nuk do të kundërshtojë lëshimin e urdhrit që lejon agjentët e FBI-së të kontrollojnë shtëpinë e tij në Mar-a-Lago në fillim të kësaj jave.

Megjithatë, Trump përsëriti pretendimin e tij se kërkimi ishte i panevojshëm dhe i motivuar politikisht, shkruan BBC.

“Jo vetëm që nuk do të kundërshtoj lëshimin e dokumenteve që lidhen me bastisjen të pajustifikuar dhe të panevojshme të shtëpisë sime në Palm Beach, Florida, Mar-a-Lago, por po shkoj një hap më tej duke inkurajuar publikimi i atyre dokumenteve”, thuhet në deklaratë.

Bastisjet e të hënës ishin bastisjet e para në historinë amerikane në shtëpinë e ndonjë ish-presidenti, si pjesë e një hetimi penal, lidhur me dyshimet që FBI ka për trajtimin e dokumenteve të ndjeshme qeveritare nga ana e Trump, teksa ai po përgatitet që të garojë sërish për postin e presidentit.

Trump dhe republikanë të tjerë kanë kritikuar këtë vendim të FBI-së dhe kanë thënë se është i motivuar politikisht. /euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme