Google ADS

Novi Pazari gati për pritjen e Erdoganit

12:57 | 11 Tetor 2017
arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë sot Novi Pazarin, ku do të bisedojë me krerët e komunave Novi Pazar, Rashka, Kralevë, Senicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh dhe Priboj, shkruan arbresh.info.

Në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Serbi ai po shoqërohet nga përfaqësues dhe pronarë të disa kompanive të mëdha turke nga sektorë të ndryshëm, sikurse janë turizmi, ndërtimtaria, bujqësia e deri te sektori i metalit dhe industria e përpunimit.

Një ditë më parë u bë e ditur se Serbia dhe Turqia kanë nënshkruar një memorandum me kompaninë turke Taip, e cila do të investojë në Kralevë dhe do të punësojë 2,500 vetë në atë qytet.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç falënderoi investitorët turq për këtë, por gjithashtu për të gjitha investimet e tjera në Serbi./arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme