Novavax Inc (NVAX.O) ka deklaruar se mund të fillojë prodhimin e një vaksinë kundër variantit më të ri të koronavirusit, Omicron, në janar të vitit 2022.
Kompania është duke testuar nëse vaksina e saj aktuale funksionin edhe kundër këtij varianti, transmeton portal arbresh.info
Të dhënat laboratorike që priten në javët në vijim do të tregojnë nëse antitrupat nga individë që kanë marrë më parë vaksinën për COVID-19 të Novavax mund të neutralizojnë variantin, sipas kompanisë.
Kompania Novavax gjithashtu tha se ka filluar të zhvillojë një antigjen të proteinës specifike për Omicron dhe do të fillojë testet laboratorike të një vaksine të re për të synuar variantin brenda disa javësh.
Varianti i koronavirusit Omicron ka tronditur tregjet dhe ka shkaktuar alarm global lidhur me shqetësimet nëse ai mund të shmangë mbrojtjen e ofruar nga vaksinat e përdorura gjerësisht dhe të zgjasë krizën e shëndetit publik.
Prodhuesit e tjerë të vaksinave, duke përfshirë Moderna (MRNA.O) dhe Pfizer (PFE.N) kanë filluar gjithashtu të punojnë në vaksinat e COVID-19 që do mund të kenë ndikim edhe te varianti i fundit i koronavirusit.
Vaksina e Novavax për COVID-19 mori miratimin e saj të parë të përdorimit urgjent në Indonezi në fillim të nëntorit, e ndjekur nga Filipinet./Reuters/arbresh.info/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez