Prillin e 2019-tës, ikona e kryeqytetit francez, katedralja e Notre Dame u përfshi nga flakët që shkatërruan pjesën e sipërme të saj.
Ngjarja shkaktoi tronditje në mbarë botën, qe e pa me dhimbje dëmtimin e këtij objekti të vyer të trashëgimisë kulturore dhe historike. Presidenti Emmanuel Macron premtoi se katedralja do të rindërtohet e nisi dhe një fushatë ndërkombëtare mbledhjeje të fondeve, ndërsa e shpalli restaurimin projekt kombëtar me bindjen që ai të përfundojë brenda 5 vitesh.
Tre vjet më vonë, gjërat duket se nuk janë në rrugën e duhur. Mungesa e kohës dhe mosmarrëveshjet po e vështirësojnë shumë punën për t’i rikthyer Notre Dame-it pamjen e lavdinë e dikurshme, sipas ekspertes Barbara Schock-Werner, që ka qenë ngarkuar me rindërtimin e Katedrales së Këlnit. Se çfarë e shkaktoi zjarrin katastrofik, ndonjë qark i shkurtër apo cigarja e ndonjë punëtori të ndërtimit, ende nuk dihet me saktësi pasi hetuesit nuk e kanë zbuluar shkakun e fatkeqësisë. Përmasat e kësaj të fundit, sipas Schock-Werner ishin shumë më të mëdha nga sa u mendua fillimisht.
“Prej ujit që është përdorur për shuarjen e zjarrit, ndërtesa është gjithë lagështirë, edhe sot.” Deri sa të thahet e gjitha mund të duhen nja dhjetë vjet. Ogur jo i mirë për rindërtimin, sepse koha nuk pret në kantierin e ndërtimit“, shprehet ajo. Ndërkohë, oferta gjermane për të restauruar dritaret e katedrales u prit me indinjatë nga francezët që menduan se po u merrej puna nga duart, dhe deri më sot katër, nga 300 xhamat e dritareve të bëra nga mjeshtri i qelqit Jacques Le Chevallier (1896-1987), nuk kanë mbërritur në Këln./TopChanel/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...