Notre Dame ngjall humbjet e tjera të njerëzimit në Lindjen e Mesme

11:04 | 18 Prill 2019
Arbresh.info

Zjarri i së hënës në katedralen Notre Dame të Parisit sjell në mendje monumentet dhe thesaret e tjera historike që njerëzimi ka humbur gjatë viteve të fundit gjatë luftërave civile në Siri, Irak dhe Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Përderisa çatia dhe kambana e katedrales Notre Dame ishin viktimë e një zjarri aksidental, monumentet në vendet muslimane u shkatërruan me qëllim nga eksplozivët.

– Qyteti antik Palmyra, Siri

Midis viteve 2015 dhe 2017 grupi terrorist DEASH pushtoi qytetin e lashtë Palmyra të Sirisë, një vend në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku dhe shkatërroi shumë nga monumentet e saj historike.

DEASH shkatërroi edhe statujën e Luanit të lashtë Al-lat, si dhe disa statuja të tjera madhështore si tempullin e shekullit të parë Baal Shamin, Tempullin Bel dhe kullën e shekullit të dytë Elahbel.

Një oazë e historisë madhështore në shkretëtirën siriane, në verilindje të kryeqytetit Damask, Palmyra është shtëpi e monumenteve të rrënuara të një qyteti të lashtë që ishte një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në dy shekujt e parë të erës sonë

Duke qëndruar në udhëkryqin e qytetërimeve, Palmyra pritet të rihapet për turistët këtë verë pas renovimeve gjithëpërfshirëse.

– Xhamia e Madhe e Halepit, Siri

Xhamia e Madhe e Halepit, e njohur edhe si Xhamia Umayyad, është xhamia më e madhe dhe një nga më të vjetrat në qytetin sirian Halep të shkatërruar nga lufta.

Po ashtu e listuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, ky thesar i civilizimit Selxhuk besohet të jetë vendi ku ndodhen eshtrat e profetit Zekerija, babai i profetit Jahja, figura të respektuara si në Islam ashtu edhe në Krishterim.

Xhamia kolosale u ndërtua për herë të parë në shekullin e tetë para Krishtit. Ndërtesa aktuale, megjithatë, daton në shekujt 11-14. Minarja e gurit prej 114 metrash u ndërtua në vitin 1090 dhe u shkatërrua nga regjimi sirian gjatë luftimeve civile siriane në vitin 2013. Ajo është duke u rinovuar që nga viti 2017.

– Xhamia e Profetit Junus, Irak

Në qershor të vitit 2014, grupi terrorist DEASH shkatërroi edhe xhaminë 1.300 vjeçare të Profetit Junus në Mosul të Irakut, që besohet të jetë vendi i varrimit të Profetit Junus. Besohet se Mbreti Asirian Esarhaddon (681-669 para erës sonë), po ashtu ndërtoi një pallat në vendin historik.

– Xhamia e Madhe al-Nuri, Irak

Xhamia al-Nuri, e famshme për minaren e saj të anuar, u shkatërrua nga DEASH-i gjatë betejës së Mosulit të vitit 2017. Pika historike 850-vjeçare aktualisht po kalon një rinovim gjithëpërfshirës.

– Statujat e Budës në Bamyan, Afganistan

Të ndërtuara në shekullin e gjashtë në Luginën Bamyan në Hazarajat, rajon në Afganistan qendror, 230 kilometra në veriperëndim të Kabulit, dy statujat monumentale të Gautama Buddha, u shkatërrua nga talebanët. Ata përfaqësonin stilin klasik të përzier të artit Gandhara dhe përkatësisht ishin 35 dhe 53 metra të gjatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme