Norvegjia do t’i ndalojë armët gjysmë automatike

15:37 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info
Norvegjia do të ndalojë armët gjysmë automatike duke nisur nga viti 2021, 10 vjet pas sulmit nga ekstremisti i djathtë Anders Behring Breivik, theksoi sot një deputet norvegjez.

Duke nxjerrë mësime nga drama që shkaktoi 69 të vdekur në ishullin e Utojas në vitin 2011, qeveria e djathtë paraqiti vitin e kaluar një projekt për ndalimin e këtyre armëve.

“Sot u duk se një mazhorancë parlamentare qëndronte pas propozimit të qeverisë. Armët gjysmë automatike do të ndalohen në Norvegji”, deklaroi Peter Frolich, zyrtar konservator për çështjet e drejtësisë në Parlament.

Ky ndalim, që do të hyjë në fuqi në vitin 2021, ndodh ndërkohë që debati për ndalimin e këtyre armëve është rikthyer në SHBA, pas një sulmi në një gjimnaz në Florida, që shkaktoi vdekjen e 17 nxënësve dhe mësuesve, përcjell Atsh.

I veshur si polic dhe i armatour me një armë gjysmë automatike “Ruger Mini-14” dhe një pistoletë “Glock”, Breivik masakroi 69 persona, pjesa më e madhe adoleshentë duke hapur zjarr për gati një orë kundër një kampi veror, më 22 korrik 2011./RTVLIVE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme