Google ADS

Norvegjia gati ta humb kontrollin ndaj pandemisë, paralajmëron masa të reja

13:07 | 5 Nëntor 2020
A. B.

Qeveria norvegjeze ka paralajmëruar se vendi është afër që ta humbë kontrollin ndaj pandemisë Covid-19.

Kryeministrja, Erna Solberg tha se numri më i madh i mysafirëve që mund të shkojnë në një shtëpi apo banesë do të jetë i kufizuar në pesë dhe se udhëtimet e panevojshme duhet të shmangen, shkruan The Guardian, trasmeton portali arbresh.info

Baret duhet të mbyllen në mesnatë, ndërsa të huajt që duan të futen në këtë shtet duhet të kenë test negativ të COVID-19.

Autoritetet e vendit gjithashtu po e shqyrtojnë mundësinë që të kufizohet mësimi në shkolla dhe universitete, sipas agjencisë Reuters.

Kujtojmë se, javën e kaluar u shënua shifër rekorde, ndonëse Norvegjia deri vonë e ka pasur një ndër shkallët më të ulëta të infeksionit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme