Google ADS

Norvegjia furnizon ukrainasit me sisteme të reja anti-drone

23:13 | 14 Gusht 2023
KRG

Kompania Kongsberg Defense & Aerospace do ta furnizojë Ukrainën me sisteme të reja kundër mjeteve ajrore pa pilot të financuara nga vendet aleate të Kievit.

Ajo njoftoi se është nënshkruar një kontratë prej 65 milionë eurove me Fondin Ndërkombëtar për Ukrainën rreth dorëzimit të “disa” sistemeve Cortex Typhon C-UAS që kombinojnë zgjidhjet për shkatërrimin fizik ose neutralizimin e dronëve.

Numri i saktë i sistemit nuk është specifikuar, raporton mediat norvegjeze.

“Kjo kontratë do të rrit ndjeshëm aftësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe do të forcojë aftësinë e tyre për të mbrojtur popullsinë dhe vendin nga dronët rusë”, tha Drejtori i Përgjithshëm, Eirik Lie.

Si pjesë e kontratës, qeveria norvegjeze po dërgon automjete të blinduara Dingo 2, si dhe mitralozë dhe municione.

Ndryshe, SHBA-ja gjatë ditës së sotme ka ndarë edhe 200 milionë dollarë për sigurinë e Ukrainës. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme