Norvegjia e ka akuzuar një profesor gjermano-iranian për shkeljen e sanksioneve ndaj Iranit.
Ai është profesor në një universitet teknik dhe u akuzua se ka ftuar katër studiues nga Republika Islamike e Iranit duke u dhënë atyre qasje në një laborator.
Prokuroria tha se vizitorët kishin qasje në informacione që mund të ishin të dobishme për programin bërthamor të Iranit.
Transmetuesi norvegjez NRK raportoi se profesori kishte ftuar katër studiuesit iranianë gjatë periudhës nga shkurti 2018 deri në vitin 2019.
Identiteti i të akuzuarit nuk u bë i ditur. Kohëzgjatja e qëndrimit të mysafirëve ishte e ndryshme. Prokurori, Frederik Ranke, tha se profesori u akuzua për shkeljen e sanksioneve të Iranit, rregullat e kontrollit të eksportit dhe legjislacionin e Norvegjisë.
Sipas tij, shkelja ligjore ndodhi kur u instalua një program i ofruar nga njëri prej studiuesve mysafirë. Përmes atij programi pastaj mund të merreshin të dhënat edhe nëse nuk ishte i lidhur me universitetin.
Nëse shpallet fajtor, i akuzuari mund të përballet me deri në 10 vjet burg. Sipas avokatit të tij norvegjez, profesori mohon akuzat. Ai tha se klienti i tij është larguar nga Norvegjia, por është i gatshëm të kthehet për t’u gjykuar./rel/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...