Norvegjia njohu të martën zyrtarisht një shtet të pavarur palestinez, ndërkohë që Spanja dhe Irlanda do ta bëjnë këtë më vonë gjatë ditës, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Izraeli.
”Njohja zyrtare nga Norvegjia e Palestinës si shtet hyri në fuqi të martën më 28 maj 2024”, tha Ministria e Jashtme norvegjeze në një deklaratë.
“Një numër vendesh të tjera evropiane me të njëjtin mendim do ta njohin zyrtarisht Palestinën në të njëjtën datë”, shtoi ajo.
Tre vende evropiane Spanja, Irlanda dhe Norvegjia, e kishin njoftuar lëvizjen njëkohësisht javën e kaluar, me udhëheqësit e tyre që thanë se shpresonin se vendet e tjera do t’i bashkoheshin nismës, duke besuar se ajo do të avanconte perspektivat për paqe pas më shumë se shtatë muaj luftimesh midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas. Ky vendim është dënuar ashpër nga Izraeli dhe është parë si shpërblim për Hamasin./ rtsh.al /
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq