Dy persona kanë mbetur të vdekur, dhe disa të plagosur pas të shtëna masive në një klub nate në Oslo.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, transmeton portal arbresh.info
Policia norvegjeze ka theksuar se ngjarja ka ndodhur ndërsa qyteti po përgatitej për Paradën vjetore të Krenarisë.
Të shtënat kanë ndodhur jashtë një lokali në qendër të kryeqytetit norvegjez, tha policia. Një i dyshuar u arrestua dhe policia nuk beson se ndonjë person tjetër ishte i përfshirë, tha zëdhënësi i policisë Tore Barstad.
Barstad tha se ende nuk dihet motive , dhe se nuk është e qartë nëse të shtënat lidhen me paradën e Krenarisë që do të mbahet sot në Oslo./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit