Google ADS

“Non grata” në Ukrainë, presidenti gjerman reagon pasi Zelensky refuzoi ta takojë

13:20 | 13 Prill 2022
A. B.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka reaguar pasi homologu i tij ukrainas refuzoi që ta priste ditën e sotme.

Steinmeier tha të martën se ai kishte propozuar një vizitë në Ukrainë me liderët baltikë, por udhëtimi “nuk ishte i dëshiruar” nga Kievi.

Steinmeier tha se presidenti polak Andrzej Duda u sugjeroi të dy liderëve të udhëtonin në kryeqytetin ukrainas së bashku me krerët e shteteve të shteteve baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë për të “dërguar një sinjal të fortë të solidaritetit të përbashkët evropian me Ukrainën”.

“Isha gati për të. Por me sa duket kjo nuk ishte ajo që kërkohej në Kiev”, u tha Steinmeier gazetarëve gjatë vizitës në Varshavë.

Presidenti gjerman konsiderohet të ketë pasur marrëdhënie të ngushta me Rusinë në rolet e tij të mëparshme politike. Ukraina ka qenë më parë kritike ndaj Steinmeier për lidhjet e tij me Rusinë dhe rolin kryesor që ai luajti si ish-ministër i Jashtëm në përmirësimin e marrëdhënieve me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

Komentet e presidentit gjerman vijnë pasi liderë të tjerë evropianë kanë bërë vizita në Kiev. Kryeministri i Britanisë Boris Johnson dhe kancelari i Austrisë Karl Nehammer bënë vizita të veçanta të shtunën te presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme