Liderja de facto e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, mohoi se ka spastrim etnik kundër pakicës myslimane në Birmani, pavarësisht raporteve për abuzime.
Në një intervistë për BBC-në, Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, pranoi se ka probleme në rajonin Rakhine, ku jetojnë myslimanët, por tha se spastrimi etnik është term “shumë i fuqishëm” për t’u përdorur.
Mbi 70,000 myslimanë të Birmanisë kanë ikur në Bangladesh në muajt e fundit, pasi një sulm i militantëve në tetor ka nxitur ndjekje dhe shtypje nga ushtria.
Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara, që kanë biseduar me refugjatët në Bangladesh, kanë thënë se bëhet fjalë për vrasje, rrëmbime dhe përdhunime nga ana e ushtrisë.
Sipas Kushtetutës aktuale të Birmanisë, ushtria operon në mënyrë të pavarur nga partia që qeveris.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...