Google ADS

Nobelisti rus: Nuk e përjashtoj mundësinë e një sulmi bërthamor

23:43 | 3 Maj 2022
Trina Galanxhi

Gazetari rus dhe fituesi i çmimit Nobel të vitit të kaluar Dmitry Muratov dënoi propagandën e Moskës duke bërë thirrje për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë dhe beson se ky do të ishte “fundi i njerëzimit”.

“Unë nuk e përjashtoj mundësinë që armët bërthamore të përdoren”, tha ai para gazetarëve në Gjenevë, transmeton portal arbresh.info

Kremlini ka vënë forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Presidenti rus Vladimir Putin foli për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike, të cilat sipas doktrinës ushtarake ruse mund të përdoren për të detyruar kundërshtarët të tërhiqen.

Duke folur me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Muratov, redaktor i Novaya Gazeta, së cilës iu desh të pezullonte punën pas ndërhyrjes ruse, vlerëson se makineria propagandistike e Kremlinit po përpiqet ta bëjë më të pranueshëm përdorimin e armëve bërthamore për publikun rus.

“Për dy javë, ne kemi dëgjuar në televizion se kapanonet e armëve bërthamore duhet të jenë të hapura”, tha ai.

“Dhe ne po dëgjojmë se si duhet të përdoren këto armë të tmerrshme nëse dërgimi i armëve në Ukrainë vazhdon,” shtoi laureati i Nobelit, duke iu referuar ndihmës së armatosur perëndimore për vendin e sulmuar.

Ndryshe nga propaganda e autoriteteve ruse, thekson Muratov, përdorimi i armëve bërthamore nuk do të thotë “fundi i luftës, por fundi i njerëzimit”.

“Nëse Putin vendos që armët bërthamore duhet të përdoren, askush nuk mund ta ndalojë atë të marrë atë vendim, as parlamenti, as shoqëria civile, as publiku”, paralajmëroi gazetari rus./arbresh.info/

Të ngjashme