Drejtuesi i firmës ‘UnitedHealthcare’, Brian Thompson, u vra mëngjesin e së mërkurës pranë një hoteli në Manhatan, ku viktima ndodhej për një takim me investitorët. Hetuesit dyshojnë se vrasje e tij është bërë me paramendim.
Vrasja ishte “e qëllimshme”, tha Jessica Tisch, komisionerja e policisë së Nju Jorkut. Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul e dënoi vrasjen, duke thënë gjithashtu se bëhej fjalë për një sulm të qëllimshëm ndaj drejtuesit të kompanisë ‘UnitedHealthcare’.
Pesëdhjetë vjeçari Thompson pritej të mbante një fjalim para investitorëve kur u qëllua rreth orës 6:45 të mëngjesit pranë hotelit ‘Hilton Midtown’ të Nju Jorkut. Sipas policisë, sulmuesi fillimisht u largua në këmbë dhe më pas mori një nga biçikletat elektronike që ofrohen me qira për t’u larguar drejt parkut kryesor të Manhatanit.
Zoti Thompson u dërgua në spital, por mjekët nuk arritën t’ia shpëtonin jetën. Policia është ende në kërkim të autorit dhe deri në publikimin e këtij artikulli nuk kishte të arrestuar. Pavarësisht se zyrtarët thanë se sulmi pati zotin Thompson si objektiv, ata nuk kishin ende një motiv për vrasjen.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams tha se policia po shqyrtonte provat nga vendi i ngjarjes, përfshirë videot e siguruara nga momenti i ngjarjes.
“Duket qartë se ai ishte në shënjestër nga një individ dhe ne do ta kapim atë”, tha zoti Adams.
‘UnitedHealthcare’ është pjesë e firmës së kujdesit shëndetësor ‘UnitedHealth Group’. Kompania me bazë në Minesota kishte planifikuar të mbante takimin e saj vjetor me investitorët në Nju Jork për t’i informuar ata mbi drejtimin dhe pritshmëritë e kompanisë për vitin e ardhshëm, sipas një njoftimi të kompanisë për mediat. Një njoftim tjetër që iu dha pjesëmarrësve të mërkurën në mëngjes tha se konferenca po përfundonte më herët.
Hoteli ‘Hilton Midtown’ është në një pjesë të ngarkuar të Manhatanit, shumë pranë zonave turistike si Muzeu i Artit Modern dhe Qendra ‘Rockefeller’. Kjo lagje është shpesh e mbushur me turistë dhe punonjës zyrash, në mëngjeset e ditëve të javës. Ndriçimi i pemës së Krishtlindjes në Qendrën ‘Rockefeller’ do të bëhet të mërkurën në mbrëmje.
Zoti Thompson ishte drejtues i firmës për më shumë se tre vjet. Ai punoi me ‘UnitedHealthcare’ që nga viti 2004.
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, shprehu ngushëllimet familjes dhe firmës në rrjetin social X.
“Ky është një lajm dhe një humbje e tmerrshme për biznesin dhe komunitetin e kujdesit shëndetësor në Minesota”, shkroi demokrati Walz.
‘UnitedHealthcare’ është firma më e madhe e sigurimeve shëndetësore në Shtetet e Bashkuara.
SHBA
Nju Jork, vritet shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthcare”
Pete Hegseth i emëruar për postin e Sekretarit të Mbrojtjes nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump
Mes pikëpyetjeve për Pete Hegseth, Trumpi shqyrton emërimin e Ron De Santis si Sekretar i Mbrojtjes
Debate mbi faljen e djalit nga Presidenti Biden
Donald Trump gjatë një paraqitje në një gjykatë në Nju Jork – 30 maj 2024.
Avokatët e zotit Trump kërkojnë pushimin e çështjes së falsifikimit të të dhënave të biznesit
Biden në Angolë për të frenuar shtrirjen e ndikimit kinez në Afrikë/voa/
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...