Gjermania i është bashkuar një numri vendesh që e konsiderojnë njohjen nga Rusia të dy rajoneve renegate të Ukrainës një “shkelje të paturpshme të ligjit ndërkombëtar” dhe synojnë t’i përgjigjen kësaj lëvizjeje.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se Gjermania po konsultohej me aleatët në përgjigje për lëvizje ruse, transmeton portal arbresh.info
“Njohja e sotme e dy republikave popullore separatiste, të vetëshpallura në Ukrainën lindore është një shkelje e paturpshme e ligjit ndërkombëtar dhe një goditje e rëndë për të gjitha përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore të krizës”, tha Baerbock.
“Gjermania qëndron pranë Ukrainës dhe kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Ne do të reagojmë ndaj kësaj shkeljeje të ligjit ndërkombëtar. Ne jemi duke u konsultuar me partnerët tanë për këtë,” tha ajo./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit