Pas njohjës së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Donald Trump, ka nxitur edhe reagimin e Hamasit.
Hamas deklaron se vendimi i Donald Trump, ka “hapur portat e ferrit”, shkruan The Independent, transmeton portali arbresh.info
“Vendimi i Trump mbi Jerusalemin nuk do të ketë sukses në ndryshimin e faktit se Jerusalemi është një tokë myslimane arabe”, uri në dukje një zëdhënës i grupit militant që vepron në Gaza.
Ai ka theksuar se “vendimi është një budallaki dhe se koha do të dëshmojë se kush janë humbësit e këtij vendimi”.
Hamasi e ka quajtur vendimin për Jerusalemin, që konsiderohet shtëpi e shenjtë për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët, “kalim i vijës së kuqe”.
Presidenti Donald Trump ka theksuar se tanimë ka urdhëruar përgatitjet për lëvizjen e ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Jerusalem./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...