Familja më e pasur në Azi, është familja indiane Ambani, që vitin e kaluar pushtoi ballinat e revistave për shkak të organizimit të ceremonisë më të shtrenjtë martesore në historinë e këtij vendi.
Familja Ambadi qëndron pas kompanisë së naftës dhe atë të telekomunikacionit “Rilajens Industry”. Pasuria e kryefamiljarit Mukesh Ambani vlerësohet të jetë 51 miliardë dollarë, fakt ky që e bën njeriun e 15-të më të pasur në botë, transmeton Telegrafi.
Vajza e tij Aisha është martuar në dhjetor të vitit të kaluar për Anandoa Piramalin, 33-vjeç, djalin e një miliarderi tjetër indian. E ceremonia e tyre martesore u organizua në shtëpinë luksoze në Mumbai, ndërtimi i të cilës ka kushtuar një miliard dollarë.
Dirubai Ambani kishte ndërruar jetë në vitin 2002 në moshën 69-vjeçare duke mos lënë fare testament. E kompania i takoi dy djemve të tij, Makeshit dhe Anilit. Këta dy vëllezër janë grindur rreth pronësisë së kompanisë, kështu në vitin 2005 vendosën ta ndajnë në dy pjesë. Makesh mori nën kontroll naftën, kurse Anil ndërtimtarinë dhe telekomunikacionin.
Anil është sot presidenti i “Rilajens Group” që vlen 1,7 miliard dollarë, 49 miliardë më pak sesa ajo e vëllait të tij të madh. Makesh është aksionari më i madh i kompanisë së tij, duke u bërë kështu njeriu më i pasur në Azi.
Makesh është i martuar me Nitën që mediat në vitin 2016 e quajtën “zonjën e parë të botës së biznesit në Indi”. Nita është presidente e organizatës bamirëse të bashkëshortit dhe është e përfshirë në strategjinë e marketingut të kompanisë.
Djali i tyre i vogël Anant është i kyçur në biznesin e babait të tij, e tre vite më parë kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të transformimit të pabesueshëm fizik, pasi kishte arritur të heq shumë kilogramë.
E së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se është fejuar me vajzën e manjatit indian Radik Merchent, por ai ka mohuar kategorikisht pretendimet. Pas përfundimit të studimeve në universitetin prestigjioz amerikan Brown, ai është bërë anëtar i bordit të kompanisë së babait.
Ai u martuar me shoqen e shkollës së mesme Shlok, vajzën e tregtarit të diamanteve e në dasmën e tyre të organizuar në mars të këtij viti ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair.
Motra e Akashit, binjakja Aisha ka të përfunduar kolegjin amerikan Yale dhe është drejtoreshë në një nga degët e kompanisë së babait. Kurse gjatë vitit të kaluar është martuar për djalin e njërit nga indianët më të pasur, e ceremonia e tyre martesore ka zgjatur hiq më pak se 10 ditë që është mbajtur në shtëpinë e tyre luksoze.
Më shumë se pesë mijë dasmorë i kishte argëtuar këngëtarja e muzikës R&B, Beyonce Knowles, e në mesin e zyrtarëve shtetëror kanë qenë Hillary Clinton, Prianta Chopra dhe yje të shumtë të Bollywood-it. Pas martesës Aisha doli nga shtëpia e familjes për të vazhduar jetën në një tjetër.
Ndërtimi i shtëpisë së familjes Ambani ka kushtuar hiq më pak se një miliard dollarë, që e bën shtëpinë e dytë më të shtrenjtë në botë dhe që i ka 27 kate. Më e shtrenjtë se ajo është vetëm pallati mbretëror Buckingham.
https://twitter.com/AMISHDEVGAN/status/719153543207264256
Shtëpia me fasadë të pazakontë dhe me një lartësi prej 173 metra pa dyshim se lë në hije objektet e tjera, por as përafërsisht nuk është interesante nga jashtë sa është përbrenda. Punët e mrekullueshme në enterier janë punuar me kujdes të madh nga materialet e shtrenjta.
Kinemaja private për 50 persona gjendet në maje të shtëpisë dhe ka një tarracë me kopsht. Brenda saj ekzistojnë nëntë ashensorë të shpejtë që përdoren për t’u ngjitur në kate të ndryshme. E dhomat e mysafirëve kanë ashensorë të veçantë, të ndarë nga të tjerët që i përdor familja Ambani. Brenda saj ekziston edhe një dhomë me dëborë në të cilën mund ta bëni një dordolec.
Pasuria marramendëse ka bërë që familja Ambani të ketë raporte të ngushta miqësore me familjet mbretërore, liderët botëror dhe fytyra eminente.
Në listën e miqve të tyre është princi Charles dhe Kamila, ish-kryeministri britanik David Cameron, kryeministri indian Nerandra Modi, ish-Sekretarja amerikane, Hillary Clinton dhe ish-presidenti amerikan Barack Obama.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...