Campanopolis është qyteza e parë mesjetare në Amerikën Latine dhe karakterizohet me strukturat me arkitekturë të periudhës evropiane mesjetare, shtëpitë prej guri dhe rrugicat e ngushta
Muzeu i hapur Campanopolis në Argjentinë, i cili karakterizohet me strukturat me arkitekturë të periudhës evropiane mesjetare, shtëpitë prej guri dhe rrugicat e ngushta, u ofron vizitorëve mundësinë për të udhëtuar në histori.
I emëruar sipas projektuesit Antonio Campana dhe prapashtesës “polis” që në gjuhën greke ka kuptimin “qytet”, Campanopolis, i cili gjendet 40 kilometra larg nga kryeqyteti Buenos Aires, përfshin një sipërfaqe prej 200 hektarësh.
Historia e themelimit të Campanopolis-it fillon me një dëshirë të Campana-s, i cili, edhe pse nuk ishte arkitekt apo inxhinier dhe madje nuk kishte të mbaruar as shkollë të lartë, ëndërronte të ndërtojë një qytet të tijin me liqej, lumenj dhe pyje brenda tij.
Edhe pse toka që kishte blerë në rajonin Gonzalez Catan fillimisht iu mor nga shteti për ta përdorur si deponi mbeturinash, Campana arriti ta kthejë atë pas përpjekjeve të gjata.
Campanopolis është qyteza e parë mesjetare në Amerikën Latine, të cilën Campana e projektoi vetë dhe e cila u ndërtua me materiale të recikluara dhe gjësende antike. Vendi shquhet me mbi 100 mijë pemë dhe hapësira të mbrojtura me kafshë që jetojnë atje.
Në Campanopolis gjenden edhe muzej të vegjël, ku mund të shihen veprat e Campana-s.
Në projektimin e këtij atraksioni turistik thuhet të kenë luajtur rol udhëtimet e Campana-s në Evropë dhe admirimi i tij ndaj arkitektit spanjoll Antonio Gaudi.
Në Campanopolis mund të hyhet vetëm të shtunave duke blerë bileta, ndërsa ditëve të tjera dyert hapen për vizita kolektive të organizuara.
Qendra turistike përdoret edhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme, siç janë dasmat, sesionet e fotografive dhe mbledhje të ndryshme.
Antonio Campana
Antonio Campana lindi në vitin 1933 në qytetin Avellaneda në provincën e Buenos Aires në një familje italiane. Për shkak se ishte i detyruar të punonte, ai vazhdoi shkollimin vetëm deri në klasën e gjashtë. Campana punoi si sekretar në një organizatë drejtuesit e së cilës ishin italianë.
I njohur si njeri i zellshëm dhe sipërmarrës, ai hapi biznesin e tij të parë në moshë 20-vjeçare dhe vazhdoi të rrisë vëllimin e punëve të tij.
Edhe në vitet e tij të 50-ta u sëmur nga kanceri dhe mjekët i dhanë “maksimum pesë muaj” jetë, Campana vdiq në vitin 2008 në moshën 75-vjeçare.
Në lufën e tij kundër kancerit, rol të madh thuhet të ketë luajtur qëndrimi larg nga stresi dhe përkushtimi për Campanopolis-in, që ishte ëndrra e tij./AA
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...