Njihuni me “Bishën” që do të mbrojë Trump

19:28 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Duhen edhe pak muaj që ajo të dalë, por elementët përbërës së limuzinës së re të Trump, e quajtur “Bisha”, janë publikuar ende para se të përfundojë prodhimi i plotë

Risitë janë përforcimi i xhamave dhe pjesëve të tjera, që në modelin e ri janë në gjendje të përballojnë goditje më të fuqishme, si minat apo predha të ndryshme kundërtank apo kundërajrore.

Në brendësi do të jetë një “minispital”, ku nuk do të mungojë asgjë, përfshirë edhe një qese gjaku në rast nevoje për presidentin. Do të ketë sisteme të përditësuara komunikimi dhe sistem mbrojtës kundër sulmeve me armë kimike apo biologjike.

E gjithë kjo siguri do të shërbejë vetëm për 30 minuta udhëtim, kjo pasi në protokollet e sigurisë, Presidenti nuk mund të udhëtojë me këtë makinë në destinacione më të largëta se kaq. Gomat e makinës do të jenë të padepërtueshme, por nuk do të mungojnë as armët e zjarrit apo granata hedhësit./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme