Një indonezian që ka dalë nga errësira dhe që pretendon se është njeriu më i vjetër në botë, rreth 145 vjeçar, ka thënë se tani është gati të vdes.
Sipas dokumentacionit të njohur nga zyrtarët indonezianë, Mbah Gotho është 145 vjeç dhe ka lindur më 31 dhjetor 1870, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Ai ka lënë pas 10 vëllezërit/motrat e tij si dhe katër gratë, e fundit ka vdekur në vitin 1988.
Gjithashtu të gjithë fëmijët e tij kanë vdekur, ndërsa tani i ka vetëm nipërit/mbesat, stër-nipërit.
Nëse ditëlindja e tij është e saktë, ai është njeriu më i vjetër ndonjëherë në botë, një titull që i takon francezes Jeanne Calment, që ka jetuar deri në moshën 122-vjeçare./arbresh.info
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut