Google ADS

“Njerëzit do të vdesin”, paralajmërimi i drejtorit të Al-Shifa: Spitali është i rrethuar

18:52 | 16 Nëntor 2023
D.H

Muhammad Abu Salmiya, drejtori i institucionit më të madh shëndetësor të Gazës, Al-Shifa, deklaroi se askush nuk mund të arrijë të largohet nga spitali i rrethuar.

“Njerëzit brenda do të vdesin nëse nuk u arrin asnjë ndihmë dhe shumë pacientë që kanë nevojë për nevoja urgjente mjekësore mund të vdesin nëse nuk mund të arrijnë në spital në kohë”, ka thënë ai.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi pretendon se 26 nga 35 spitalet në Gaza tani nuk janë duke funksionuar, ndërsa nëntë të tjerët janë vetëm “pjesërisht funksionalë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi në fillim të kësaj jave se spitali më i madh i Gazës, al Shifa, është “pothuajse një varrezë”, pasi njerëzit e bllokuar brenda përgatiten të varrosin trupat në një varr masiv./abcnews.al

Të ngjashme