Një zjarr që ka rënë në periferi të qytetit australian, Perth, ka detyruar banorët që të braktisin shtëpitë.
Autoritetet thanë se ata besojnë se të paktën 30 shtëpi u shkatërruan në zjarrin në veri të qytetit.
Deri më tani, mbi 7,000 hektarë janë djegur, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info
Erërat e forta dhe një seri ditësh të nxehta ndezën zjarrin. Temperaturat në Perth arrijnë 35 gradë.
Kryeministri i shtetit federal të Australisë Perëndimore tha se shteti po përballet me një situatë të dyfishtë emergjence.
“Ne aktualisht po luftojmë dy lloje të ndryshme të emergjencave, një zjarr të rrezikshëm dhe koronavirusin”, tha kryeministri Mark McGoëan, i cili e quajti situatën në qytet jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze.
Perth ka rreth 2 milion banorë./arbresh.info/
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...
Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të mbahen më 4 dhe 18 m...