Veriu i Los Angeles është përfshirë nga flakë gjigande, për shkak të një zjarri të madh që nisi mbrëmjen e shkuar dhe që me shpejtësi po përhapet në zonë, duke detyruar evakuimin e rreth 100 mijë banorëve. Flakët e zjarrit të quajtur “Saddlebridge” kanë nisur pasi një kamion plehrash hodhi mbeturina të djegura mbi një zonë me bimësi.
Duket pikërisht ky shkaku i këtij zjarri. Sipas autoriteteve një burrë ka vdekur ndërsa qindra banesa janë shkatërruar plotësisht. Vitin e kaluar, pak a shumë në të njëjtën periudhë, një zjarr i pagëzuar me emrin Camp Fire, dogji plotësisht më shumë se 50 ha tokë dhe shkaktoi vdekjen e rreth 50 njerëzve.
Camp Fire ka qenë një nga zjarret më të fuqishëm që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Flakët mbërritën deri në Beverly Hills dhe në zonat e banuara nga personazhe të famshëm. Shumë vila luksoze u bënë hi.
Zjarret nuk kanë kursyer as veriun e Californinë, e cila u përfshi nga një Black out pikërisht për të evtuar më të keqen.
Shoqëria PacificGaz and Electric la pa energji elektrike mijëra njerëz në tentativën për të evituar që pemët e rëna nga era e fortë të shkatërronin linjat e tensionit të lartë, të cilat mund të shkaktonin zjarre në bimësi./balkanweb/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin