Një xhami në qytetin jugperëndimor gjerman Baden-Wurttemberg sot u sulmua për herë të dytë brenda dy javësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Në orët e para të ditës së Vitit të Ri, Xhamia Fatih në qytetin Sontheim u sulmua ku u shkaktuan dëme materiale, tha Ali Ozdemir, kryetari i fondacionit të xhamisë.
Ai tha se në xhami u thyen dritarja dhe një bankë prej druri jashtë xhamisë, e cila drejtohet nga Unioni Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB).
“Në dy javët e fundit, ky ka qenë sulmi i dytë ndaj xhamisë sonë,” tha Ozdemir, duke shtuar se komuniteti i xhamisë dhe anëtarët e fondacionit janë të shqetësuar.
Ai tha se informacioni është ndarë me policinë dhe është nisur një hetim mbi incidentin.
Më herët në një akt tjetër vandalizmi, një kryq u vizatua në murin e xhamisë.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...