Sulmi i sotëm në zemër të Londrës të kthen vëmendjen tek një tjetër ngjarje terroriste, e ndodhur një vit më parë në Bruksel.
Deri më tani nuk është zbuluar ndonjë lidhje mes tyre, por për koincidencë terroristët kanë goditur në të njëjtën datë, 22 mars, një vit pas Brukselit edhe Londrën.
Kujtojmë se një vit më parë, kryeqyteti evropian u godit nga një seri sulmesh, ndërsa humbën jetën 34 persona dhe 170 të tjerë u plagosën. Fillimisht u godit aeroporti i Brukselit, Zaventem në të cilin mbetën të vdekur 15 persona.
Menjëherë pas këtij sulmi në aeroport, një sulm tjetër goditi një stacion metroje, Maelbeek, në qendër të Brukselit, ku mbetën të vdekur 20 persona. Shpërthimi ndodhi vetëm 400 metra afër ndërtesës së Bashkimit Europian. Po atë ditë, si sot një vitë më parë, policia belge ka arritur të parandalojnë edhe një tjetër shpërthim brenda kompleksit të Universitetit të Vrijes, në qendër të Brukselit.
Përgjegjësinë për këto sulme e mori përsipër ISIS, ndërsa për këtë të Londrës sot ende nuk është e qartë nëse 42-vjeçari, zëdhënës i një organizate terroriste, të futur në listën e zezë të organizatave në Britaninë e Madhe, lishte lidhje apo jo me ISIS. Një gjë dihet, që ai ishte një islamik i devotshëm dhe disa herë kishte shprehur dëshirën të vdiste si kamikaz.
Kujtojmë se sulmet në Bruksel ndodhen disa ditë pasi atje ishte arrestuar terroristi i shumëkërkuar, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam.
Sot në Londër humbën jetën 3 persona dhe një terrorist pasi ky i fundit shkaktoi një masakër të vërtetë në qendër të Londrës, duke përplasur me makinë këmbësorët në urën “Westminster” dhe therur me thikë një polic para derës së Parlamentit. Nga përplasja me Fuoristradë kanë mbetur të plagosur të paktën 20 persona të tjerë.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...