Google ADS

Një viktimë e një i zhdukur nga përmbytjet në Greqi

12:23 | 5 Shtator 2023
E.G

Situata në Volos, Greqi është dramatike. Përmbytjet kanë shkaktuar një viktimë, ndërsa një person është zhdukur.

Sipas parashikimeve sasia e ujit pritet të arrijë në 700 tonë për hektar.

Qarkullimi është pezulluar deri në zbutjen e fenomeneve të motit. Vetëm mjetet e emergjencës janë të përjashtuar nga rregullat.

Në spitalin e Volos, uji ka hyrë uji ka hyrë në parkingun nëntokësor ku ndodhen magazinat e materialeve dhe kuzhinat. Gjithashtu ka përmbytur edhe sallën ku përpunohen medikamentet e kimioterapisë. Për pasojë këtë të martë nuk do të kryhen 18 trajtime, të cilat do të kryhen nesër me makineri rezervë.

Viktima që humbi jetën nga përmbytjet në Volos ishte një blegtor 51-vjeçar. Një mur pranë shtëpisë së tij u shemb nga vëllimi i ujit dhe e zuri poshtë.

Ndërkohë, në zonën e Agia Ekaterinës, makina e një 34-vjeçari u përmbyt dhe burri është zhdukur.

Në 24 orët e fundit ka pasur 200 tonë ujë për hektar në Volos, ndërsa shiu vijon intensiv dhe pa ndërprerje.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë situatën kaotike, ndërsa dhe kryebashkiaku i Volos, Aichlleas Beos ka shprehur shqetësimin duke e ilustruar me pamje nga vendngjarja.

Problemet më të mëdha janë konstatuar në zonën e Neapolis, Fushën e Areos dhe Agios Anargyros ku shumë akse rrugore janë bërë thuajse të paarritshme. Sasi të mëdha uji janë grumbulluar në rrugën Larisis, përballë ndërtesës së PPC dhe në të dy rrymat e trafikut, si dhe në kryqëzimin e rrugëve Larisis dhe Neapoleos, në rrugën Neapoleos, në Avenue Athinë, përballë Universitetit të Thesalisë.

Reshjet e pandalshme në qytetin e Volos kanë sjellë si pasojë “fryrjen” e përroit të Krausidona me rritjen e nivelit të ujit. Dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuara në Unazën, në lartësinë e stadiumit Panthessaliko, pasi autostrada është përmbytur, ndërsa pothuajse e pakalueshme është edhe Avenue Lambrakis. Sipas informacioneve, edhe autobusët e transportit urban të Volosit janë pezulluar për shkak të situatës së vështirë në zonën e gjerë si brenda Volosit ashtu edhe rrethinat e tij.

Shërbimet publike dhe komunale në Volos dhe Magnezi janë mbyllur për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve. Për këtë arsye punëtorët nuk kanë shkuar në punë./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme