Një person ka ndërruar jetë ndërsa tetë të tjerë janë lënduar si pasojë e tornados vdekjeprurëse që ka goditur Francën.
31-vjeçari fatkeq i cili humbi jetën nga tornado është tërhequr zvarrë nga era e fortë dhe është përplasur në dritaren e një restoranti në plazh, raporton Daily Mail.
Mediet franceze shkruajnë se meteorologët nuk kishin parashikuar që erërat e tornados do të ishin kaq të forta.
Tornado zgjati 20-25 minuta në Côte Fleurie (Bregu i Lulëzuar) midis Ouistreham dhe Deauville.
Në internet janë bërë virale momentet kur era e fortë godet bregun e detit, ndërsa më dhjetëra pushues shihet teksa largohen të çoroditur me shpejtësi. Karrige e tavolina fluturuan në ajër nga hotelet aty pranë.
“Ishte një “dhunë” që nuk e kemi parë kurrë në bregdetin tonë”, u shpreh pas ngjarjes Thierry Granturco, kryebashkiaku i Villers-sur-Mer./abcnews.al/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030