Një varrezë tjetër masive me dhjetëra trupa të civilëve ukrainas të vrarë është gjetur në Buzova, fshatin e çliruar në afërsi të qytetit të Kievit, që prej javësh e mbajtën të okupuar forcat ruse, ka bërë të ditur një zyrtar lokal.
Taras Didych nga rajoni i Dmytrivka që përfshin edhe Buzovan edhe disa fshatra tjera – ka thënë për televizionin ukrainas se janë gjetur disa kufoma në afërsi të një pompe të derivateve – e numri i të vdekurve pritet të konfirmohet gjatë ditës së sotme.
“Tani po i rikthehemi normalitetit, por gjatë kohës së okupimit ky vend ishte objektiv i sulmeve ku shumë civilë humbën jetën nga forcat ruse”, tha Didych.
Derisa forcat ruse në javët e para të invazionit ishin në fazën e ofensivave në Kiev, shumë qytete në periferi përfshirë Makhariv, Bucha, Irpin dhe Dmitrovk kanë qenë nën sulmet e vazhdueshme ruse.
Mediat lokale raportojnë se në fillim të prillit në afërsi të Buzovas, janë gjetur rreth 30 kufoma. E duke marrë parasysh se shumica e qyteteve dhe fshatrave përreth Kievit janë çliruar, pritet të zbulohen më shumë varreza masive të civilëve të vrarë ukrainas.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se pavarësisht që Kievi tani nuk është i rrezikuar, sipas tij Ukraina po bëhet gati për një luftë të ashpër me forcat ruse që po grumbullohen në lindje të vendit. /arbresh.info/
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...
Vedat Muriqi shumë pranë largimit nga Mallorca – dy gjigantë...