Katër persona kanë humbur jetën pas fundosjes së një varke me emigrantë në Tunizi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare tuniziane të lajmeve TAP, anija u fundos në brigjet e Safakes. Raportohet se u shpëtuan 44 persona, ndërsa u gjetën trupat e katër emigrantëve të paregjistruar. Janë shpallur operacione kërkimi dhe shpëtimi për dhjetë persona të zhdukur.
Bëhet fjalë për emigrantë nga Tunizia.
Vendet në Afrikën e Veriut, si Tunizia dhe Libia, konsiderohen si pikënisje për emigrantët e parregullt që duan të hyjnë ilegalisht në Evropë.
Çdo vit, mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë Mesdheun nga Afrika dhe të arrijnë në Evropë në kërkim të një jete më të mirë.
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...