Një ushtar amerikan i vrarë e dy të tjerë të plagosur në Afganistan

19:43 | 7 Korrik 2018
Arbresh.info

Të paktën një ushtar amerikan ka humbur jetën e dytë të tjerë janë plagosur në Afganistanin jugor, thotë NATO, transmeton portali arbresh.info.

Sipas deklaratës së aleancës veri-atlantike incidenti ishte një “sulm i brendshëm”.

Të dy ushtarët e lënduar mbeten në gjendje të “qëndrueshme” dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, sipas deklaratës së lëshuar nga koalicioni.
Incidenti është nën hetim, asnjë informacion i mëtejshëm mbi viktimat dhe të dyshuarit e mundshëm nuk është liruar deri më tani./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme