Një gjykatë ruse ka dënuar një ushtar amerikan me tre vjet e nëntë muaj burgim me akuzën e vjedhjes dhe kërcënimit me vrasje të të dashurës së tij, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve.
Sipas mediave të huaja, Sgt Gordon Black u dënua nga një gjykatë në Vladivostok në lindjen e largët të Rusisë dhe do të vuajë dënimin në një burg të Rusisë.
Sgt Black, i cili u arrestua në maj, ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për kërcënimin me vrasje, por pranoi se ishte “pjesërisht” fajtor për vjedhjen e 10,000 rubla (89 £) prej saj.
Ai do të apelojë vendimin, thanë agjencitë shtetërore të lajmeve.
Prokurorët kishin kërkuar që ai të dënohej me katër vjet e tetë muaj, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi që ai të shpallej i pafajshëm.
Zyrtarët amerikanë thanë se Sgt Black, 34 vjeç, u takua me të dashurën e tij në Korenë e Jugut.
Ai u regjistrua si këmbësor në vitin 2008 dhe u dislokua në Irak në 2009 dhe në Afganistan në 2013. Së fundmi ai u caktua në Ushtrinë e Tetë, Forcat Amerikane të Koresë në Kampin Humphreys.
Ushtria amerikane tha se Sgt Black nuk kërkoi leje zyrtare dhe Departamenti i Mbrojtjes nuk e autorizoi udhëtimin e tij në Rusi ose Kinë, ku ai kishte udhëtuar fillimisht gjatë kthimit nga Koreja e Jugut. Nuk ka asnjë provë se ai synonte të qëndronte në Rusi.
Rusia po mban pas hekurave amerikanë të tjerë. Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich është në burg që nga marsi i vitit 2023, ndërsa ish-marinsi amerikan Paul Whelan u dënua me 16 vjet burg në vitin 2020.
Të dy burrat thonë se janë të pafajshëm dhe qeveria amerikane thotë se akuzat kundër tyre janë të pabaza./euronews.al
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...