Një turiste ka humbur jetën si pasojë e sulmit të një peshkaqeni në ishullin Shën Martin në Karaibe.
Zëdhënësi i autoriteteve lokale, Alain Rioual tha se peshkaqeni sulmoi një turiste franceze 38-vjeçare e cila notoi 150 metra nga bregu në gjirin Orient, në pjesën verilindje të ishullit.
Gruaja, të cilën peshkaqeni e kafshoi në këmbë, ndërroi jetë në vendngjarje.
Pas incidentit, qeveria lokale ndaloi notimin dhe sportet në ujë për 48 orët e ardhshme.
Sipas të dhënave të Programit për hulumtim të peshkaqenëve në Floridë, në vitin 2005 në Shën Martin ndodhi një sulm i peshkaqenit.
Nga viti 2000 janë regjistruar 34 sulme të peshkaqenëve, prej të cilëve 4 ishin fatale, në rajonin e Karaibeve./AA/
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri