Një tren në Austri del nga shinat, 27 të plagosur, tre prej tyre rëndë

19:32 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Një tren pasagjerësh u përplas me një tren hekurudhor të martën në Austri, duke lënë 27 persona të plagosur dhe 3 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet kanë bërë investigime dhe dolën në përfundimin se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të trenit.

Mbi 30 persona kanë pësuar plagë si pasojë e përplasjes së mjeteve, shkruan AP, përcjell Shqiptarja.com.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:15 minuta të mëngjesit ndërsa në tren thuhet të kenë qenë rreth 80 pasagjerë.

Treni kishte një linjë lokale rurale. Mjeti ishte duke udhëtuar aq shpejt, sa pjesa e pasme doli jashtë kontrollit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme