Erërat e forta të shoqëruara me shi kanë dëmtuar çatitë e banesave dhe kanë ndërprerë linjat e energjisë elektrike në të gjithë rajonin verior të Francës, njoftoi sot prefektura Pas-de-Calais.
Rreth 150 banorë të qytetit të Bihucourt, në verilindje të Amiens u njoftuan të largoheshin nga banesat e tyre.
Një person u raportua se ishte plagosur lehtë.
Kryetari i komunës Benoît-Vincent Caille tha për BFMTV se, rreth dy të tretat e banesave në qytet ishin dëmtuar nga furtuna, e cila ishte e fortë, por e shkurtër.
Prefektura iu referua shpërthimeve të forta të natyrës së një tornadoje.
Gjithashtu, ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin postoi në Twitter se rajoni ishte goditur nga një tornado.
“Rreth 2 900 familje në vende të ndryshme midis Le Havre dhe Parisit kanë mbetur pa energji elektrike”, njoftoi prefektura Eure./atsh/
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...