Google ADS

Një tjetër vaksinë rezultoi afro 90 për qind efektive kundër COVID-19

08:46 | 29 Janar 2021
A. B.

Një tjetër lloj i vaksinës kundër coronavirusit ka rezultuar 89.3 për qind efektive në provat në shkallë të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksina e quajtur ‘Novavax’ është e para që tregon në prova se është efektive kundër variantit të ri të virusit, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info

Kryeministri britanik, Boris Johnson, mirëpriti këtë lajm dhe tha se rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar tani do ta vlerësojë vaksinën.

Ky vend ka miratuar deri më tani tre vaksina të coronavirusit për përdorim emergjent – vaksinën e Oksfordit-AstraZeneca, atë të Pfizer-BioNTech dhe vaksinën e Moderna-s; këto dy të fundit janë aprovuar edhe në disa vende të botës.

Kjo vaksinë rezultoi efektive për më shumë se 15 mijë njerëz të moshës 18-84 vjeç, nga të cilët 27 për qind ishin më të vjetër se 65-vjeçar. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme