Një aeroplan pasagjerësh që fluturonte nga Norvegjia në Holandë doli nga pista gjatë një ulje emergjente, incidenti i tretë i tillë në 24 orë, pas një në Korenë e Jugut ku 179 persona “supozohet” të vdekur.
“Fluturimi KL1204, një Boeing 737-800, doli nga ana e djathtë e pistës 18, pasi u ul në aeroportin Oslo Torp Sandefjord. Fluturimi u devijua atje menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Oslos (OSL)”, sipas një deklarate të lëshuar nga Royal Dutch.
Pilotët zgjodhën të devijojnë aeroplanin në aeroportin Sandefjord Torp, 110 kilometra nga Oslo, për një ulje emergjente.
Megjithëse aeroplani u ul i sigurt, ai rrëshqiti nga pista dhe u ndal në një zonë me bar, ngjitur me pistën, duke u raportuar se ishte një problem në sistemin hidraulik si shkak i incidentit.
Brenda aeroplanit gjendeshin 176 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord që nuk pësuan lëndime, ndërsa një hetim ka nisur për incidentin.
Më herët, një fluturim i Air Canada u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Halifax, pasi kishte gjithashtu një defekt në pajisjen e uljes. /Telegrafi/
Video shows KLM flight #KL1204 skidding off the runway after an emergency landing at Torp Airport. The Boeing 737-800 (PH-BXM) was en route from Oslo to Amsterdam when it experienced a hydraulic failure. Thankfully, no injuries were reported.
Video @mackjacklar#BreakingNews… https://t.co/5OE4h79YSV pic.twitter.com/JPxxkM3zuL— Antony Ochieng,KE✈️ (@Turbinetraveler) December 28, 2024
Arrestohet një person në Prizren pasi shtiu me armë zjarri, ...
Sara zgjedhet banorja më e mirë e vitit, Driloni e përqafon
Policia jep detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Priz...
Arrestohet një burrë në Prishtinë, i vodhi çantën një gruaje
Olmo mbetet lojtar i lirë, por feston me ngjyrat e Barcelonë...
Ukraina ndërpret furnizimin me gaz rus në Evropë